Lajme
Fauci: Doza e tretë e vaksinës, e nevojshme për një kategori të caktuar
Anthony Fauci, zyrtari më i lartë amerikan për sëmundjet infektive,tha të dielën se amerikanët që e kanë sistemin e imunitetit të dëmtuar mund të kenë nevojë për një dozë tjetër të vaksinës kundër COVID-19.
“Pacientët me kimioterapi, sëmundje auto-imune, që përdorin trajtime për imunitetin, janë ata individë që nëse vendoset që të ketë një dozë të tretë, do të ishin ndër të parët që duhet ta marrin”, tha zoti Fauci gjatë një interviste për kanalin televiziv CNN.
Duke cituar studime të fundit që tregojnë se mund të ketë ulje të antitrupave te njerëzit e vaksinuar, zoti Fauci tha se zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po rishikojnë të dhënat për të përcaktuar se kur mund të nevojitet një dozë tjetër.
Dr. Anthony Fauci tha gjithashtu se Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po shqyrtojnë mundësinë për të rishikuar udhëzimet e tyre për COVID-19 për të rekomanduar që edhe individët plotësisht të vaksinuar të mbajnë maska në publik. /VOA
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














