Lajme
A është Franca vend kampion i lirisë së shprehjes?
Në një orë leksioni mbi lirinë e fjalës, Samuel Paty, arsimtar francez, tregoi përpara klasës disa skica të animuara me epiqendër profetin Muhamed.
Kjo, e çoi Paty-n drejt vdekjes, pasi ai u vra në mënyrë të tmerrshme më 16 tetor 2020 nga një terrorist islamist, i cili e dekapitoi mësuesin francez në një lagje pariziene.
Kjo ngjarje, ka nxitur një debat të madh publik në Francë, mbi lirinë e fjalës. Kjo, pasi presidenti francez Emmanuel Macron dhe qeveria e tij, iu përgjigjën vrasjes së Paty-t duke deklaruar mbështetjen e pakushtëzuar mbi fjalën e lirë.
Por, ajo që ndodhi, ishte edhe një retorikë ndaj myslimanëve francezë. Kjo, e perceptuar nga shumë edhe si sulm ndaj lirisë së të shprehurit.
Për shembull, javën e shkuar, Policia franceze mori në pyetje katër fëmijë 10-vjeçarë për orë të tëra. Kjo, pasi këta të fundit kishin vënë në dyshim zgjedhjen e Paty-t për të treguar në shkollë ato vizatime të profetit Muhamed.
(Jo)kampionët
Qeveria franceze nuk është ndër kampionet e lirisë së të shprehurit, ashtu si pretendohet. Në vitin 2019, një gjykatë dënoi dy burra për “përdhosje”. Gjatë një proteste paqësore, ata patën djegur një poster tallës ndaj presidentit Macron.
Ndaj, është e vështirë të vihen të dy rastet në peshore, pasi nëse kjo përbën krim, përse karikaturat ndaj profetit Muhamed janë normale?
E drejta për liri fjale, mbart me vete rrezikun e të shfaqurit opinione që mund të shqetësojnë të tjerët. Pikërisht “pikturimi” i Muhamedit në atë formë, sjell një lëndim tek besimtarët.
Nga ana tjetër, pikërisht këta njerëz, kanë të drejtën të ngrenë zërin kundër padrejtësisë. Kjo, si pjesë e lirisë së tyre të fjalës. Në pak fjalë, shprehja e lirë e mendimeve nuk mund të përcaktohet stereotipikisht.
Nga njëri krah, opinioni dhe pikëpamja e një perceptimi të deformuar të besimit fetar, shfaqet si normal. Ndërsa, mendimi ndryshe i një besimtari ndaj universalizmit republikan, shfaqet si një akt kriminal.
Në emër të sekularizmit apo laicizmit, myslimanët në Francë nuk mund as të veshin simbolet e tyre fetare apo veshjet tradicionale në shkolla apo administratë publike.
Për këtë fakt, retorika e Qeverisë franceze, nuk është e mjaftueshme për të zgjidhur një hipokrizi të tillë të pacipë.
Nuk ka liri fjalë nëse nuk aplikohet për të gjithë njësoj. Nuk duhet as të ketë një fushatë qeveritare, e cila cenon rëndë barazinë, apo vendos masa të tilla, që vënë në rrezik të drejtat njerëzore.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













