Lajme
Ministri kroat i Shëndetësisë: 15 persona në gjendje të rëndë, në mesin e tyre edhe një e mitur
Një autobus me targa të Kosovës ka dalë jashtë rrugës në Slavonski Brod të Kroacisë, duke shkaktuar vdekje e dhjetë personave
Autoritetet kroate tashmë kanë konfirmuar se në mesin e viktimave ishte edhe njëri prej shoferëve dhe nëntë pasagjerë.
Në spitalin rajonal ku janë pranuar edhe të lënduarit e tjerë ka qëndruar ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, i cili ka mbajtur një konferencë për shtyp.
“69 persona, 67 pasagjerë dhe 2 shoferë, janë përfshinë në aksident”, konfirmoi fillimisht Berosh.
“15 persona janë në gjendje të rëndë, në mesin e tyre edhe një vajzë e vogël. Kishte edhe 15 të mitur të tjerë në autobus gjatë aksidentit”, shtoi Berosh.
Ndërkohë mjekja Maja Grba-Bujeviq, drejtoreshë e Institutit Kroat të Mjekësisë Emergjente, tha se tetë ekipe morën pjesë në ofrimin e ndihmës mjekësore.
“Në 6:23 morëm një telefonatë, në 6:26 shkuam në fushë”, tha Grba Bujeviq. Punëtorët e urgjencës ishin në vendin e përplasjes për pesë minuta, theksoi ajo.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












