Autotech
Zakonet e këqija që e dëmtojnë veturën tuaj
Shumë drejtues automjetesh duket se me dëshirë injorojnë disa sjellje në drejtim që konsiderohen si të zakonshme, por që në fakt dëmtojnë shumë automjetin
Ecja gjithmonë me “të kuqe”
Zakoni i parë i keq është ai i të lënit të depozitës së makinës thuajse bosh, duke bërë kështu që mbetjet që depozitohen në fund të futen në qarkullimin e mjetit duke dëmtuar pompën e karburantit dhe filtrat, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Mbajtja e dorës mbi kokën e marshit të veturës
Pjesa më e madhe e personave që drejtojnë automjetin e kanë zakon të mbajnë njërën dorë në timon e tjetrën në levën e marshit. Ky pozicion në fakt vendos në rrezik funksionimin e saj dhe ushtron trysni mbi ingranazhet e ndërrimit të marshave.
Këto ingranazhe janë projektuar për të hyrë në kontakt lehtësisht dhe mbajtja e dorës në levë ushtron presion mbi to e mund të sjellë dëmtimin e tyre.
Mbajtja e këmbës mbi freksion
Edhe lëshimi i këmbës në pedalin e freksionit është një sjellje pak a shumë e përhapur por kjo nuk do të thotë se është veprim korrekt. Madje është krejtësisht e kundërta, sepse në këtë mënyrë rrezikohet dëmtimi i freksionit, duke sjellë nxehjen e tij.
Rritja e xhirove të motorit para se të nxehet
Kur ndizet motori i makinës, vaji nis qarkullimin. Por ka nevojë për kohë në mënyrë që të qarkullojë plotësisht. Nëse përndryshe ndizet makina dhe nisemi menjëherë është njësoj si të zgjohemi nga një gjumë i thellë, të hapim sytë dhe të nisim menjëherë vrapimin 100 metra me pengesa. Kjo nuk do të ishte tamam një lëvizje e zgjuar. Ndaj, motori duhet lënë të punojë pak sekonda para se të nisemi.
Vonesa në kryerjen e shërbimeve
Shtyrja për nesër e shërbimeve që duhen bërë sot, sa i përket mirëmbajtjes së automjeteve, mund të të kushtojë edhe më shumë. Akumulimi i lëngjeve mund të bllokojë tubat duke penguar vajin që të mbrojë motorin dhe mund të ketë pasoja katastrofike si për automjetin, ashtu edhe për portofolin.
Pastaj, kur të ndërrosh vajin, është mirë gjithnjë që të ndërrohet edhe filtri bashkë me të.
Injorimi i dritave të kruskotit
Një pjesë e konsiderueshme e drejtuesve të mjeteve nuk e dinë funksionin real të disa prej dritave që kanë në kruskotin e makinës dhe kanë tendencën që të injorojnë ndonjërën prej tyre kur ndizet.
Nëse djegia e një llambe të vogël mund të mos përbëjë problem (edhe pse është e gabuar edhe kjo), ka disa të tjera që mund të jenë më shqetësuese dhe anashkalimi i tyre mund të të bëjë që të mbetesh në rrugë.
Evitimi i frenave të dorës
Kush ka një makinë me kambio automatike shpeshherë tundohet ta lerë në modalitetit “parking” sa herë që ndalet, pa tërhequr frenat e dorës.
Por ky zakon i keq sjell një trysni të panevojshme e të dëmshme mbi mekanizmat e automjetit dhe përdorimi i kësaj metode për një kohë të gjatë sjell dëmtimin e makinës.
Frenimi i vazhdueshëm
Përveçse është i rrezikshëm për shkaktim aksidentesh, vozitja duke qëndruar ngjitur me makinën para pa respektuar distancën e sigurisë, të detyron që të frenosh shpesh dhe në mënyrë të papritur. Kjo sjell jo vetëm mbinxehje por edhe konsumin e frenave.
Ngatërrimi i marsheve
Mbajtja poshtë e xhirove të motorit lejon kursimin e karburantit, me kushtin që të jetë futur marshi i duhur. Nëse, përndryshe xhirot janë shumë më të larta se sa duhet kundrejt shpejtësisë së ulët, ato e sforcojnë kot motorin, me rrezikun për të dëmtuar testatën dhe cilindrin. Një mars i papërshtatshëm e bën motorin që të “ulërasë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës Dermatologia e suksesshme nga Gjermania, Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, pranoi vendimin për ri-fitimin e shtetësisë në Konsullatën... -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














