Lajme
SHBA: Hetime për sëmundjen misterioze të diplomatëve amerikanë në Vjenë
Qeveria amerikane është duke hetuar një seri incidentesh shëndetësore që kanë ndodhur në kryeqytetin austriak, Vjenë, që përfshijnë diplomatët e saj dhe stafin tjetër të administratës.
Më shumë se 20 zyrtarë kanë shfaqur simptoma të ngjashme me “Sindromën Havana”, një sëmundje misterioze e trurit që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën në janar.
Sindroma është e pashpjegueshme, por shkencëtarët amerikanë thonë se ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga rrezatimi elektromagnetik.
Ajo u gjet për herë të parë në Kubë gjatë periudhës së viteve 2016-17, shkruan BBC.
Diplomatët amerikanë dhe kanadezë në Havana u ankuan për simptoma, duke filluar nga marramendja, humbja e ekuilibrit, humbja e dëgjimit dhe ankthi, të cilat ata i përshkruajnë si “mjegull”.
SHBA-ja e akuzoi Kubën për kryerjen e “sulmeve zanore”, të cilat ajo i mohoi dhe incidenti çoi në rritjen e tensionit midis dy kombeve.
Një studim akademik amerikan i vitit 2019 zbuloi “anomali të trurit” në diplomatët që ishin sëmurë, por Kuba e hodhi poshtë raportin.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









