Lajme
Mbi 300 mijë qytetarë të vaksinuar në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Kurse tre pacientë janë shëruar. Numri i rasteve aktive është 98.
“Nga 1.944 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534. Në total numri i rasteve aktive është 98”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës.
Deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë









