Lajme
Shtetet prej të cilave ju nevojitet test për të hyrë në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një listë të shteteve me rrezikshmëri të lartë dhe vendimin e Qeverisë së Kosovës rreth hyrjeve dhe daljeve nga Kosova.
Më poshtë mund të gjeni listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë dhe Vendimin e Qeverisë së Kosovës rreth hyrjeve dhe daljeve nga Kosova.
(Kjo listë është publikuar të premten dhe do të përditësohet çdo dy javë.)
2. Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet me rrezik të lartë sipas listës zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.
3. Nga pika 2. përjashtohen:
3.1. Qytetarët e huaj, të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare, tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) orësh, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojnë Kosovën brenda tre (3) orësh;
3.2. Qytetarët e huaj, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19;
3.3. Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orësh;
3.4. Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë, si dhe familjarët e tyre;
3.5. Personat që kanë certifikatë të vaksinimit të plotë kundër COVID-19;
3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik -IgG, të lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para mbërritjes.
3.7. Fëmijët nën moshën njëmbëdhjetë (11) vjeçare.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













