Lajme
BE rreth gjenocidit të Srebrenicës: Paqja mund të ndërtohet me drejtësi
Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Fqinjësi, Zgjerim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Ana Pisonero, ka reaguar rreth gjenocidit të Srebrenicës, duke thënë se paqja mund të ndërtohet vetëm duke u mbështetur në drejtësi.
“Paqja mund të ndërtohet vetëm me drejtësi. Udhëheqësit politikë në Ballkanin Perëndimor duhet të udhëheqin me shembuj duke e njohur atë që ka ndodhur, duke i nderuar viktimat dhe duke e promovuar pajtimin përmes kundërshtimit të rrënjëve të urrejtjes, që çuan në gjenocid”, shkroi Pisonero në postimin e saj në Twitter.
Ajo shkroi në emër të shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe komisionerit të BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, të cilët i etiketoi në postim.
Ditëve të fundit ka pasur reagime të ndryshme nga politikanët e Ballkanit Perëndimor në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës.
Muajin e kaluar, Kuvendi i Malit të Zi e shkarkoi nga detyra ministrin e Drejtësisë në këtë shtet, Vladimir Leposaviq, për shkak të komenteve të tij, me të cilat u mundua të hidhte dyshime për gjenocidin në Srebrenicë.
Kuvendi i Malit të Zi gjithashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi publik i kësaj ngjarjeve.
Reagimi i BE-së vjen vetmë një ditë para shënimit të 26-vjetorit të fillimit të Masakrës së Srebrenicës, e cila nisi më 11 korrik 1995 dhe përfundoi më 22 korrik të atij viti.
Mbi 8.000 burra e djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës në Srebrenicë dhe përreth saj. Forcat serbe ishin të komanduara nga famëkeqi Ratko Mladiq. Më 2017 ai u dënua me burgim të përjetshëm. Dënimi iu rikonfirmua muajin e kaluar, pasi i dënuari kishte paraqitur ankesë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










