Kosova
Gjenerali Clark: Populli i Kosovës është shembull për botën
Gjatë një prononcimi, gjenerali amerikan, Wesley Clark ka thënë se është shumë i lumtur që po qëndron në një vizitë në Kosovë.
Clark në një konferencë për media, falënderoi ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Forcat e Armatosura të Kosovës, për pritjen që i është bërë, përcjell albinfo.ch.
“Jam i lumtur që të kthehem për vizitë në Kosovë. Është hera e parë që po e vizitoj Ministrinë e Mbrojtjes, dhe jam i impresionuar, e kam parë gjatë viteve zhvillimin e Kosovës, është një zhvillim në liri, demokraci. Shpresoj që të këtë prosperiteti ekonomik për popullin e Kosovës. Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën, për vendosjen, punën dhe për të shërbyer në demokraci”, deklaroi ai.
Gjenerali Clark tha se do të takojë edhe zyrtarët e Qeverisë, për të uruar për marrjen e mandatit.
“Jam shumë i lumtur që jam në Kosovë. Pres të takoj zyrtarët e Qeverisë, dhe të uroj kryeministrin dhe ministrat për detyrën. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë” shtoi ai.
Ndryshe, Clark është pritur me nderime të larta ushtarake në Kosovë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









