Kosova
Dua Lipa flet pēr emocionet që përjetoi kur Kosova shpalli pavarësinë
“Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve të mi dhe të familjes time dhe të gjithëve, duke dëgjuar tërë qytetin duke ulëritur kur u shpall Pavarësia e Kosovës”, u shpreh ajo.
Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa nuk e lëshon asnjë rast për të promovuar shtetin e Kosovës nëpër botë.
Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për revistën e famshme ndërkombëtare “Vanity Fair” ku ka rrëfyer jetën e saj në Kosovë dhe emocionet që ka ndjerë kur Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, transmeton Albinfo.ch.
Sipas saj, ditën kur u shpall pavarësia familja e saj ishte në Prishtinë.
“Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve të mi dhe të familjes time dhe të gjithëve, duke dëgjuar tërë qytetin duke ulëritur kur u shpall Pavarësia e Kosovës”, u shpreh ajo.
Në këtë intervistë, Dua tregoi edhe se si u bindën prindërit e saj që ta lënë ta vazhdojë shkollë në Londër, derisa ata vendosën të ktheheshin në Prishtinë.
Lipa tha se iu desh të bindte prindërit, të cilët përfundimisht ranë dakord kur kuptuan se ajo mund të transferohej në një apartament me një mike të familjes, e cila po studionte në “London School of Economics”.
“Ndjehem sikur jeta ime do të jetë gjithmonë midis dy vendeve”, u shpreh Dua.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












