Lajme
Qeveria e Zvicrës mori vendimin të blejë 36 avionë luftarakë F-35A
Sipas Këshillit Federal, kostoja e blerjes së avionët 36 F35-A arrin në 5.068 miliardë, që tregon se bëhet fjalë për ofertën më të lirë nga të gjithë ofruesit
Këshilli Federal ka vendosur në favor të blerjes së 36 aeroplanëve luftarakë F-35A.
Nga ora 16 pasdite, ministrja e mbrojtjes, Viola Amherd ka mbajtur konferencë me gazetarët, me ç`rast ka dhënë nformacione në lidhje me prokurimin e avionëve luftarakë, aporton srf.ch.
Avionët luftarakë F-35A janë prodhim i kompanisë amerikane Lockheed Martin.
Përveç kësaj, Këshilli Federal synon të aplikojë për pesë njësi zjarri anti-ajrore “Patriot” nga prodhuesi amerikan “Raytheon”.
Me rastin e vlerësimit të bërë, sipas Këshillit Federal, dy sistemet e përmendura kanë treguar përfitimin më të lartë të përgjithshëm dhe, në të njëjtën kohë, kostot më të ulëta të përgjithshme.
Këshilli Federal është i bindur se të dy sistemet janë më të përshtatshmet për të mbrojtur popullatën zvicerane nga kërcënimet ajrore edhe në të ardhmen.
Të katër kandidatët (Eurofighter, F / A-18 Super Hornet, F-35A, Rafale) do të kishin përmbushur kërkesat e Zvicrës, shkruan Këshilli Federal, transmeton albinfo.ch. Por, në vlerësim, F-35A ka arritur 336 pikë – ky është një ndryshim i qartë prej 95 pikësh ose më shumë në krahasim me kandidatët e tjerë.
Sipas Këshillit Federal, kostoja e blerjes së avionët 36 F35-A arrin në 5.068 miliardë, që tregon se bëhet fjalë për ofertën më të lirë nga të gjithë ofruesit, transmeton albinfo.ch. F35-A është gjithashtu më i lirë për sa i përket kostove operative.
Kostot totale, të cilat përbëhen nga prokurimi dhe kostot operative, arrijnë në rreth 15.5 miliardë franga gjatë 30 viteve për F-35A, shkruan Këshilli Federal. Diferenca me kandidatin e dytë më të lirë është prej 2 miliard CHF.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili










