Shqipëria
Ndërtohen shumë shtëpi me ndihmën e diasporës
Gazetari i njohur, Marin Mema ka dhënë lajmin e madh për ndërtimin e shumë shtëpive në Shqipëri
Shqipëria po rindërtohet pas tërmetit. Një ndihmë të madhë po japin edhe shoqatat shqiptare në diasporë, e veçanërisht edhe ato në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Gazetari i njohur shqiptar, Marin Mema dhënë lajmin për ndërtimin e shumë shtëpive dhe vazhdimin e projektit për ndërtimin e shtëpive tjera, kurse ndihmë të madhe ka dhënë si gjithmonë diaspora.
Njoftimi i plotë nga Marin Mema
Jam i lumtur që projektet vijojnë në shumë drejtime dhe pa zhurmë e bujë pavarësisht vështirësive ato po marrin formë. Shtëpitë në Likesh, Shijak, Tapizë e Bubq të Krujës tashmë i gëzojnë familjet, në ndërkohë që puna në Ishëm vazhdon.
Organizata “Albanian Roots” në SHBA që ka nën zotërim fondin e mbledhur, po ndjek hap pas hapi projektin që pas procedurave të detyruara ligjore, problemeve të tokës, tenderimeve, përgatitjes së terrenit në një zonë shumë të vështirë që kërkoi heqjen e 100 mijë metrave kub dhe, probleme teknike, ka kaluar në fazë tjetër të projektit. Procedurat sigurisht janë të detyruara dhe të pashmangshme.
Nga krahu tjetër së bashku me shoqatën që mban emrin e heroit të madh “Sali Çekaj” vijojmë punën në Bubq dhe në pak javë dorëzojmë shtëpi tek familje me probleme të shumta shëndetësore dhe ekonomike. Me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe zemrën e madhe të këtij grupimi kemi ndihmuar familjen Llyçi me gjashtë antarë në Jubë të Katundit të ri (Durrës). Me dhurim të tre klubeve shqiptare në St. Gallen (Besa, Plisat, Dardania e shoqatave të tjera me radhë) do ecim përpara në zonën e Vorës. Shumë familje janë ndihmuar gjatë këtyre muajve të vështirë të pandemisë. Pa fotografi, pa u marrë dinjitetin, pa i përdorur për reklamë kemi qenë në plot 500 shtëpi. Kemi mbështetur 500 familje pa zhurmë dhe pa fjalë boshe. I kemi renditur të gjitha në regjistrat tanë për transparencë, por pa i publikuar. Çdo ndihmë është dokumentuar, por thjesht kaq. Ne duam të dhurojmë buzëqeshje! Ky është objektivi ynë. Çdo ndërtim ka patur një kosto që pas çdo dorëzimi është deklaruar publikisht (nga 3,3 milionë deri maksimumi 3,8 milionë në bazë të sipërfaqes së shtëpisë dhe duke përfshirë mobilimin e plotë të saj) dhe do vazhdojë të deklarohet për hir të transparencës. Ndërtimet janë realizuar dhe po vijojnë të realizohen me parametra të lartë teknikë si formë për tu dorëzuar familjeve shtëpi të vërteta, me kushte moderne që i përshtaten kohës. Këto fonde janë dhënë nga shqiptarët, janë mundi dhe sakrifica e tyre dhe ne kemi kërkuar gjithmonë të tregojmë se në këtë vend ka të rinj që gjërat i bëjnë me ndershmëri e pastërti. E kështu do të jetë deri në fund.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









