Kosova
Zgjedhjet lokale në Kosovë, si mund të votojë diaspora
Afati për aplikim të votuesve jashtë vendit është nga 10 korriku deri më 18 gusht
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, të enjten, ka miratuar planin operacional për organizimin e zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 17 tetor.
Në planin me 11 pika, janë edhe disa që kanë të bëjnë me votuesit jashtë vendit, raportojnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Në pikën 7, thuhet se afati për aplikim të votuesve jashtë vendit është nga 10 korriku deri më 18 gusht, pra një muaj e një javë, ndërkohë në pikën 8, thuhet se votimi përmes postës do të bëhet nga 15 shtatori deri më 15 tetor, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.
Në zgjedhjet e fundit, ato qendrore të mbajtura më 14 shkurt, afati për regjistrim dhe dërgim të votës me postë ishte shumë më i vogël.
Shumë prej votave në Kosovë erdhën me postë të shpejtë.
Fushata zgjedhore do të zgjasë një muaj 16 shtator – 15 tetor, ndërkohë afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim nis qysh sot dhe mbaron më 16 gusht.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











