Futboll
Zëvendësimi i Shaqirit hap debat në Zvicër
Vendimi për ta zëvendësuar Shaqirin nuk ka kaluar pa debat në Zvicër. Shaqiri është yll i helvetikëve dhe vlerësohet lojtari që do të mund ta bënte dallimin

Ndonëse nuk ishte në ditën më të mirë, Xherdan Shaqiri sërish ishte vendimtar te Zvicra. Ai harkoi nga këndi, ndërsa Breel Embolo shënoi për 1:0 për Zvicrën në ndeshjen e së shtunës ndaj Uellsit, në “Euro 2020”.
Por Shaqiri u zëvendësua në minutën e 66-të nga selektori Vladimir Petkoviq. Në vend të tij hyri Denis Zakaria. Uellsi ndërkohë rriti presionin dhe barazoi shifrat në 1:1. Gola të tjerë nuk pati, ndonëse në fund Zvicra lëshoi disa raste.
Por vendimi për ta zëvendësuar Shaqirin nuk ka kaluar pa debat në Zvicër. Shaqiri është yll i helvetikëve dhe vlerësohet lojtari që do të mund ta bënte dallimin.
Petkoviqi e ka arsyetuar vendimin me çështje taktike.
“Kam dashur të kemi më shumë kontroll në qendër dhe të sulmojmë më lart me Zakarian dhe Freulerin”, ka thënë Petkoviqi.
“Blick” ka vlerësuar se në fushë ka ndodhur e kundërta. Zvicra është kthyer në fushën e saj, ka qëndruar pasive dhe ka pranuar golin nëntë minuta pas largimit të Shaqirit.
Shaqiri natyrisht pritet të luajë ndaj Italisë të mërkurën. Petkoviqi ka shtuar se e ka zëvendësuar Shaqirin për ta mbrojtur atë.
“Na duhet Shaqiri për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë ai.
Komentatori televiziv, Sascha Ruefer, ka kritikuar ashpër Petkoviqin për zëvendësimin e Shaqirit. Por Andreas Boeni, zëvendësredaktori i sportit në “blick.ch”, ka thënë se është e vështirë të thuhet nëse vendimi ishte i gabuar.
“Natyrisht Shaqiri ndihmon me kontrollimin e topit. Por duhet të thuhet me sinqeritet që Shaqiri ishte dëshpërues. Thjesht nuk ishte paraqitje mjaftueshëm e mirë e tij”, ka shkruar gazetari zviceran.
Një është e qartë, që Shaqiri është shumë i rëndësishëm për Zvicrën. Edhe kur luan, edhe kur nuk luan mirë për Zvicrën, ai bëhet çështje.
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj