Kosova
Mësuesi që donte të shuante ëndrrat e Gjon’s Tears
Artisti i talentuar ka treguar se nëse nuk do të ishte pjesë e muzikës, ai do të ishte me patjetër pjesë e arsimit.
Këngëtari zviceran me prejardhje shqiptare, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin skenik si – Gjon’s Tears, ka shpalosur disa detaje interesante dhe emocionuese rreth jetës së tij të tashme, por edhe periudhës së të kaluarës.
Gjoni, i cili përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision-in” e sivjetmë, ku edhe u pozicionua në vendin e 3-të, ishte i ftuar në emisionin “Soiree” të Jonida Shehut, teksa ka rrëfyer se në listën e tij kishte edhe plane të tjera nëse në sferën e muzikës nuk do të tregohej i suksesshëm.
Artisti i talentuar ka treguar se nëse nuk do të ishte pjesë e muzikës, ai do të ishte me patjetër pjesë e arsimit.
“Kishte një plan B që ishte arsimi. Unë doja që të bëhesha mësues i frëngjishtes, sepse më pëlqen shumë literatura franceze, ose dhe mësues muzike në shkollë, por jo në shkollë muzike”, tha ai, përcjell Albinfo.ch.
Tutje, Gjoni ka folur edhe rreth asaj se si një nga mësuesit e tij e kishte demotivuar për të nisur rrugëtimin drejt ëndrrës artistike.
“Unë kam pasur një mësues shumë të keq dhe i kam thënë atëherë vetes që unë do të bëhem mësues dhe do t’u tregoj njerëzve që arsimi nuk është i prishur, por ka dhe njerëz të mirë. Ai ishte një mësues i pakuptueshëm. Një gabim të vogël bëja unë matematikë, dhe isha skandal, ma hidhte të gjithë punën poshtë. Ai më kishte thënë që nuk do të isha i arrirë në jetën time, se isha shumë keq në matematikë dhe tani mund ta shikojë që më në fund ia dola edhe pa matematikën”, tregoi ai.
Ndryshe, Gjon’s Tears kohët e fundit ka qenë në Shqipëri, teksa është parë edhe në natën finale të festivalit “Kënga Magjike”, ku ishte nën shoqërinë e këngëtares shqiptare, Anxhela Peristeri, e cila po ashtu ishte pjesë e “Eurovision Song Contest 2021”.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









