Tematike
‘Ambiente’, vendtakimi i shqiptarëve në qytetin e trëndafilave
Si sfidoi veten Agron Ahmetaj të hapte restorantin “Ambiente” në Rapperswil-Jona, në kohë të pandemisë
Rapperswil-Jona, i njohur si “qyteti i trëndafilave”, i vendosur në skajin e Liqenit të Cyrihut, ndërthur pamjet, jetën kulturore, shëtitjet dhe mundësitë sportive me një atmosferë pushimesh me frymë mesdhetare.
I zbukuruar nga trëndafilat shumëngjyrësh, me infrastrukturë turistike të zhvilluar mirë, qyteti Rapperswil-Jona tërheqë shumë vizitorë por jo vetëm. Në mes të këtij qyteti gjendet edhe restoranti ‘Ambiente’, me pronar shqiptar që nga tetori i vitit 2020.
Agron Ahmetaj, kishte migruar nga Korisha e Prizrenit në Zvicër në moshën 22 vjeçare. Tani, pas më shumë se 15 viteve, ai është pronar i dy restoranteve, “Stella del Centro” në qendër të qytetit Uster dhe ‘Ambiente’ në qendër të Rapperswil-Jona.
Por si vendosi Agroni të fillonte punën edhe me restorantin e dytë, veçanërisht në kohë pandemie, kur procesi i menaxhimit të biznesit u vështirësua edhe më shumë.
Të hapësh biznes në kohë pandemie – Sfidat dhe motivi i biznesmenit Agron Ahmetaj
“Ka qene sfidë e madhe, nuk ka qenë lehtë. Në fillim ka qenë një frikë e madhe, por megjithatë vendosa të sfidoja veten, të zgjerohem me biznes. Koha kur e kam marrë kontratën nga Migrosi, ka qenë në kohë të pandemisë. Pasi pati përfunduar pjesa e parë e mbylljes, qenë hapur lokalet, pushimet e verës dhe situata ishte normale, unë pashë që njerëzit po dilnin kështu që vendosa ta provoj”, tregon ai.
Ahmetaj gjatë bisedës me albinfo.ch, tregon po ashtu për fillimin e punës së restorantit të tij të dytë dhe si ndikoi tek ai, mbyllja e dytë e gastronomisë në Zvicër.
“Kemi filluar punën më 1 tetor, dhe deri në gjysmë të nëntorit kemi punuar shumë mirë, deri sa në kanton e vendosën rregullin për bartjen e maskave mbrojtëse ndaj koronavirusit. Aty ka filluar të bjerë intensiteti i punës nga pak… por ne nuk e kemi mbyllur opsionin ‘merr me vete’ apo ndryshe take-away. Ky opsion ka funksionuar gjatë tërë kësaj kohe dhe ka qenë shumë mirë, por nuk kemi mundur t’i mbanim të gjithë punëtoret që i kishim”, tregon pronari i restorantit ‘Ambiente’, Agron Ahmetaj.
Ideja për të qenë afër shqiptarëve
“Në restorantin tonë kuzhinën e kemi të kombinuar, përgatisim ushqime nga kuzhina italiane, nga ajo aziatike, zvicerane, e kështu me radhë. Por unë po sjell edhe një pjesë të kuzhinës shqiptare. Ideja është me qenë afër shqiptarëve… Unë jam vet shqiptar, dhe kam dëshirë të ofroj edhe kuzhinë shqiptare në restorant. Sepse edhe unë vet kur jam me familje kam dëshirë të shkoj për të ngrënë një byrek, qebap apo ushqime tjera të kuzhinës tonë. Ndërsa, në restorantin tonë “Stella del Centro” në Uster, aty po përgatisim edhe qebapë, e kjo duket se po ju pëlqen shumë mysafirëve që po vijnë aty”, është shprehur Agroni duke treguar për dashurinë ndaj kuzhinës shqiptare.
Në këtë restorant, i cili është në pronësi shqiptare që nga tetori 2020, punojnë 8 persona, nga të cilët ka edhe shqiptarë të tjerë. Ndërsa, restoranti i parë i Agronit kishte hapur dyert për kuzhinierët kulminantë shqiptarë si: Sokol Prenga, Faruk Neziri, e po ashtu për tashmë të ndjerin, Përparim Babalija. Gatesat tradicionale shqiptare ata i kanë paraqitur në një restorant të nivelit bashkëkohor, modern që e udhëheq Agron Ahmetaj nga Prizreni.
Ndryshe, Agron Ahmetaj kishte ardhur në Zvicër në vitin 2005. Ai, me zanatin e tij si pizzaiolo që e kishte fituar në Kosovë, qe punësuar si mjeshtër i picave në një restorant italian në Cyrih. Fillimisht si mjeshtër picash deri në vitin 2015, pastaj si kamerier dhe tash për disa vite si pronar restorantesh në Zvicër, ecje kjo që tregon edhe njëherë motivin, aftësitë dhe punën e pandalshme të shqiptarëve gjithandej globit.
Restoranti “Ambiente” gjendet në qender të qytetit: Untere Bahnhofstrasse 19, 8640 Rapperswil-Jona
https://www.ambiente-restaurant.ch/Kontakt/
Foto: Armend Berisha
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?