Kosova
Vetëm 54 pacientë me Covid të hospitalizuar në tërë Kosovën
Është bërë e ditur se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet rajonale po trajtohen vetëm 54 pacientë të konfirmuar me COVID-19. Ndërsa 96 pacientë janë në oksigjeno-terapi.
“Në bazë të raportimeve nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 131 pacientë, prej tyre 54 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë. 3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, kurse 96 me oksigjeno-terapi”, thuhet në raportin e SHSKUK-së, përcjell albinfo.ch.
Në QKUK janë të shtrirë 87 pacientë, dy prej tyre në gjendje të rënduar, kurse 27 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 71 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 26 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 44 pacientë, prej tyre 27 të konfirmuar pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 16 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sot për një viktimë nga COVID-19, e regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas IKSHPK, të enjten janë shënuar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve me coronavirus. IKSHPK bëri të ditur se kjo shifër bazohet në 2.295 mostra të testuara.
Gjatë 24 orëve të fundit nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 147 pacientë ndërsa raste aktive janë 1.511.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,466 pacientë me këtë virus. Prej tyre 103.711 janë shëruar ndërsa 2,244 kanë vdekur.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.915 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 75.553 doza të vaksinës.
E-Diaspora
-
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë Lena Rexhepi, e cila u largua nga Kosova si fëmijë gjatë luftës, ka botuar librin e... -
Doruntina Kastrati hap ekspozitën personale në Göteborg -
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











