Maqedonia
Maqedoni: Opozita shqiptare në tri komuna garon me kandidatë nga diaspora
Duket se koalicioni i partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa po shqyrton seriozisht garimin në zgjedhjet lokale me kandidatë nga diaspora, në të paktën tri komuna.
Aktualisht po bëhen edhe anketimet më të detajuara brenda për brenda, me qëllim që në fund të dalin me kandidatin më të përshtatshëm. Edhe pse ende nuk kanë nisur bisedimet konkrete mes dy komisioneve të të dy partive në koalicion, për t’i ndarë komunat dhe kandidatët e mundshëm, jozyrtarisht mësohet se për tri nga komunat ku do të garojnë, kanë një pajtim të përgjithshëm se duhet të dilet me kandidat nga diaspora. Kjo duke e pasur parasysh edhe profilin e kandidatëve që janë duke u konsideruar dhe karakteristikat e atyre komunave, shkruan in7.
Thuhet se komunat për të cilat ka një pajtim brenda koalicionit për kandidat të mundshëm prej diasporës janë: Kërçova, Struga dhe Tearca.
“Kemi analizuar disa emra konkretë sidomos për Strugën dhe Kërçovën, ndërsa seriozisht bëjmë analiza edhe për Tearcën, ku kemi dy kandidatë potencialë, të cilët veprojnë me sukses në mërgim. Nuk do t’i përmend emrat për arsye strategjie, por duhet ta dini se do të jenë emra me shumë potencial në aspektin e menaxhimit, persona të ndershëm dhe shumë të suksesshëm në veprimtarinë e tyre”, thotë për in7, burim i lartë partiak.
Para disa javëve edhe nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Remzi Mehmedi, në një debat me Kreshnik Bekteshin nga Bashkimi Demokratik për Integrim, i bëri ofertë këtij të fundit për të dalë me një kandidat të përbashkët nga diaspora për Kërçovën. Mehmedi ia kujtoi Bekteshit se pikërisht diaspora shqiptare është faktori kryesor që Komuna e Kërçovës drejtohet nga një shqiptar, prandaj pse jo, sipas tij, të mos nxirret një kandidat nga diaspora. Kjo do të tregonte edhe respektin dhe qëllimin e mirë të politikës shqiptare këtu ndaj mërgimtarëve shqiptarë, të cilët sa herë që paraqitet nevoja, dinë të jenë aty për çdo aksion me karakter kombëtar.
Zgjedhjet lokale pritet të mbahen diku në muajin nëntor të këtij viti, ndërsa për herë të parë në zgjedhje, do të përdoren aparatet për identifikim përmes shenjave të gishtërinjve (fingerprint). Aktualisht po zhvillohet procedura për furnizim me numrin e nevojshëm të këtyre aparateve. Kjo shihet si një “ogur” i mirë për demokracinë në vend, duke shmangur edhe dyshimet më të vogla për keqpërdorim të procesit zgjedhor.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











