Lajme
Gjermanët planifikojnë pushime, pavarësisht pandemisë
Dy në tre persona (64 %) të anketuar thanë se kishin në plan të udhëtonin në muajt e ardhshëm
Sipas një sondazhi të fundit, shumica e gjermanëve po planifikojnë të udhëtojnë këtë verë, pavarësisht nga pandemia.
Dy në tre persona (64 %) të anketuar thanë se kishin në plan të udhëtonin në muajt e ardhshëm.
Një e treta (31 %) thanë se do të shkonin diku në Gjermani, ndërsa 15 % dëshironin të shkonin jashtë vendit dhe 18 % thanë se kishin planifikuar pushime të brendshme dhe ndërkombëtare, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Rreth 33 % thanë se kishin planifikuar të qëndronin në shtëpi, në përgjigjet e një sondazhi të kryer nga instituti i hulumtimit të opinionit “Forsa” për RTL dhe ntv.
Ata që nuk po planifikonin të udhëtonin thanë se kjo ishte pjesërisht për shkak të pandemisë.
Hotelet dhe restorantet po rihapen në Gjermani, ku niveli i incidencës shtatëditore është nën 100 për 100 000 banorë në shumicën e qyteteve.
Sondazhi përfshiu 1 002 gjermanë, të moshës 18 vjeç e lart, midis 31 majit dhe 1 qershorit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












