Kosova
Kosova kërkon unifikim të shkollave shqipe në diasporë
Nagavci premtoi se do të angazhohet që pas këtij takimi të vendoset bashkëpunim institucional, me synimin për ngritje të cilësisë për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në mërgatë
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, Arbërie Nagavci ka zhvilluar sot një takim virtual me Këshillin Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), ku është diskutuar për hartimin e teksteve unike për shkollat shqipe në diasporë.
Nagavci premtoi se do të angazhohet që pas këtij takimi të vendoset bashkëpunim institucional, me synimin për ngritje të cilësisë për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në mërgatë transmeton Albinfo.ch.
Ministrja Nagavci e njoftoi kryesinë e KKAD-së se, Kosova dhe Shqipëria tashmë kanë formuar një grup punues për hartimin e teksteve të gjuhës shqipe, duke e vlerësuar këtë një hap të rëndësishëm për hartimin e teksteve cilësore, të cilat i plotësojnë standardet e nevojshme për ngritje të cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Ministrja Nagavci gjithashtu u shpreh e gatshme për të trajtuar kërkesat e mësimdhënësve në diasporë dhe për të ndihmuar ata që të bëjnë më të mirën për fëmijët në mërgatë.
Përfaqësuesi i KKAD-së, Vaxhid Sejdiu me këtë rast e ka informuar ministren rreth zhvillimeve të organizimit të shkollës shqipe në mërgatën shqiptare dhe gjendjen aktuale të shkollave shqipe, ndërsa theksoi se pas shume viteve veprim dhe aktivitet në mërgatë është e rëndësishme që të unifikohen shkollat shqipe, me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










