Kosova
Kosovë: Kërkohet lejimi i bartjes së shamisë në shkolla
Balje: Shamia nuk është uniformë, vajzave me mbulesë duhet t’u lejohet shkollimi
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, tha se janë të vendosur që t’u lejojnë shkollimin të gjitha vajzave me mbulesë.
Balje në Info Magazine bëri të ditur se sot kanë riaktualizuar këtë temë në komision dhe do të kenë takim me ministren e Arsimit për të bërë ndryshimin e udhëzimit administrativ për çështjen e mbulesës në shkolla, njofton Klan Kosova, transmeton Albinfo.ch.
“Unë jam kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe nga pozita ime bashkë me 10 deputetë e kemi hap këtë temë dhe kemi hapur iniciativë që vajzat me mbulesa të hyjnë në shkollë. Disa prej shkollave në nivelin lokal drejtorët kanë lejuar shkollimin për vajzat me mbulesë, ndërsa disa të tjerë jo”.
“Secila vajzë ka të drejtë të shkollohet edhe ato me mbulesë. Ne jemi shumë të vendosur për këtë gjë edhe opozita edhe pozita jemi në një vijë dhe besoj që në këtë mandat do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje. Do të kërkojmë të ndryshojë udhëzimi administrativ dhe do të kemi edhe takim me ministren e Arsimit”, tha Balje.
Deputetja Balje tregoi se me Kushtetutë ndalohet përdorimi i uniformës fetare në institucionet shkollore teksa theksoi se shamia nuk do të jetë kurrë uniformë.
“Udhëzimi administrativ thotë se ndalohet uniforma fetare dhe shamia nuk është uniformë. Vajzat vet janë duke vendosur ose më prindërit por kryesisht vet vendosin për t’u mbuluar. Shamia nuk do të jetë kurrë si uniformë dhe këtë nuk duhet të trajtohet si uniformë, unë nuk do ta pranoj kurrë këtë”.
“Mendimet janë të ndryshme por Kushtetuta si akti më i lartë shtetëror dhe unë si kryetare e Komisionit kërkoj që secilës vajzë t’i respektohet e drejta për shkollim”, theksoi deputetja Balje.
Balje theksoi se të gjithë deputetët që janë pjesë e këtij komisioni si nga pozita, ashtu edhe nga opozita janë pro lejimit të shkollimit për vajzat me mbulesë.
“Nëse ne nuk edukojmë vajzat, do të kemi probleme shumë më të mëdha në shtet sesa shaminë”, tha mes tjerash Balje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten










