Kosova
Sot 22 vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti
Në vitin 1999, më 16 maj kur forcat e Serbisë e rrëmbyen dhe e zhduken me dhunë patriotin tonë të madh dhe të shquar Ukshin Hoti dhe prej atëherë fare pak dihet dhe fare pak është treguar se çka ka ndodhur në të vërtetë
Në 22 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti, sot në fshatin e tij të lindjes, Krushë e Madhe të Rahovecit, është mbajtur një tubim ku u kërkua zbardhja e fatit të tij dhe të zhdukurve tjerë në luftën e fundit në Kosovë.
Në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit ka qëndruar edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ka vendosur lule pranë bustit të Ukshin Hoti, si dhe ka vizituar shtëpinë ku ka jetuar Ukshin Hoti që tash është shndërruar në muze.
Konjufca para të pranishmëve ka thënë se politikanët, përfaqësuesit institucional, profesorët e shkencave sociale humane dhe të shkencave politike dhe juridike, duhet t’i studiojë veprat e Ukshin Hotit.
Ai propozoi që Ukshin Hoti të bëhet pjesë e kurrikulës të universiteteve dhe shkollave të Kosovës.
“Ukshin Hoti nuk ka qenë një intelektual i mbyllur i zyrave, ai ka qenë intelektual, i cili e ka ndarë fatin me popullin e vet në kohët më të vështira. Ai ka kaluar nëpër të gjitha rrugët e mundshme prej viteve të shtatëdhjeta nëpër të cilat ka kaluar kombi shqiptar. Ky është patrioti i vërtetë, ky është intelektuali i vërtetë që nuk i bën bisht fatit, por i cili është aty pikërisht ku është populli i vet”, tha kryetari Konjufca, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tij, Ukshin Hoti u arrestua dhe gjatë burgut përjetoi torturat më çnjerëzore, por që ai nuk u dorëzua asnjëherë para armiqve të tij.
“Në vitin 1999, më 16 maj kur forcat e Serbisë e rrëmbyen dhe e zhduken me dhunë patriotin tonë të madh dhe të shquar Ukshin Hoti dhe prej atëherë fare pak dihet dhe fare pak është treguar se çka ka ndodhur në të vërtetë. Ajo që dihet fare saktë është që shteti i Serbisë është fajtor për atë që ka ndodhur”, tha kryetari Konjufca, transmeton Kosovapress.
Të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu kanë drejtuar edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, kryetari i fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, si dhe shokët e tij.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










