Kosova
Infektologu i njohur kosovar: Diaspora nuk ndikon në rritjen e infeksioneve në Kosovë
Sipas Tolajt, diaspora nuk ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve as nuk do të ndikojë në këtë drejtim ardhjen e tyre gjatë verës
Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se nëse nuk bëhet vaksinimi më shpejtë i popullatës atëherë është e mundur që vendi të përballet me valë të re të pandemisë deri në fund të vitit.
Sipas tij, në Kosovë një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve e kanë kaluar Covid-19, prandaj edhe situata ka qenë më e menaxhueshme në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
“Në Kosovë është e vërtetë që e kanë kaluar një numër jashtëzakonshmit i madh i njerëzve sëmundjen. Rrjedhimisht me këtë kanë një imunitet të caktuar. Mu për këtë arsye edhe situatën e kemi pasur më të kontrolluar sesa shumë vendet në rajon”.
“Nëse do të kishim pasur sukses që deri në muajt e verës t’i vaksinonim 500 mijë njerëz, atëherë mendoj që pjesa tjetër e vitit do të ishte plotësisht e lirë vetëm me raste sporadike të Covid-19. Nëse vaksinimi nuk bëhet me një shpejtësi atëherë është e mundur që të kemi sërish një ballafaqim me Covid-19 dhe pandeminë deri në fund të vitit”.
Sipas Tolajt, diaspora nuk ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve as nuk do të ndikojë në këtë drejtim ardhjen e tyre gjatë verës.
“Nuk ka ndikuar ardhja e diasporës në Kosovë as vitin e kaluar as gjatë verës dhe as gjatë pushimeve të fundvitit. Prandaj nuk pres që do të ndikojë këtë herë”.
Mes tjerash, ai theksoi se janë vërtetuar një varg problemesh të shëndetit mendor të cilat mund të jenë edhe afatgjata si: koncentrimi më i vogël, depresioni, harresa dhe çrregullimet e gjumit.
“Janë vërtetuar një varg problemesh të shëndetit mendor të cilat mund të jenë edhe afatgjata dhe për të cilat janë shumë të thirrur të flasin profesionistë të kësaj fushe. Por po vërtetohet që me muaj të tërë Covid-19 ka lërë probleme në kuptim të koncentrimit më të vogël, të depresionit, të harresës, të çrregullimeve të gjumit e shumë aspekte tjera të cilat me siguri do të duhet të trajtohen në mënyrë adekuate që këta njerëz të mos kenë pasoja të vazhdueshme për një kohë më të gjatë”.
“Përballja me një rrezik të tillë siç është pandemia i cili është rrezik masiv atëherë lërë një traumë serioze në personat edhe ata që kanë kaluar Covidin edhe ata që nuk e kaluar Covidin dhe ky stres postraumatik mund të ketë pasoja të vazhdueshme për një kohë të gjatë”, tha ai për Ekonomia Online.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë













