Kosova
Për 10 ditë, 11 mijë mërgimtarë nga Zvicra erdhën në Kosovë
Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, thotë se nga 4 maji e deri të premten janë realizuar 149 fluturime, 70 prej të cilave kanë qenë nga Zvicra
Pasi Zvicra hoqi Kosovën nga lista e karantinës, ka nisur të rritet fluksi i fluturimeve me bashkatdhetarë që vijnë në vendlindje. Për dhjetë ditë, deri këtë të premte, mbi gjysma e të gjitha fluturimeve kanë qenë nga Zvicra. Zyrtarët e Aeroportit të Prishtinës thonë se sa i përket respektimit të masave kundër pandemisë nuk ka pasur ndonjë problem gjatë hyrje-daljeve të udhëtarëve.
Mbi 11 mijë e 436 është numri i bashkatdhetarëve që kanë ardhur nga Zvicra prej 4 majit, kur Kosova u largua nga lista e karantinës në këtë shtet, transmeton Koha, përcjell Albinfo.ch.
Pas një viti, familjarët ka pasur mundësi t’i shohë nga afër për disa ditë edhe Isen Bajramaj, i cili tani po kthehet për në Zvicër.
Thotë se ka respektuar maksimalisht masat kundër koronavirusit.
Lajmin për të udhëtuar pa pengesa në vendlindje thotë se e ka pritur gjatë edhe një tjetër mërgimtar.
“Duhet me ardhë me i ndihmu vendit në këtë kohë”, thotë Fatmir Morina.
Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, thotë se nga 4 maji e deri të premten janë realizuar 149 fluturime, 70 prej të cilave kanë qenë nga Zvicra.
“Sa i përket respektimit të masave kundër COVID-19 nuk ka pasur ndonjë problem gjatë hyrjeve dhe daljeve të udhëtarëve”, ka deklaruar ajo.
Pas heqjes së detyrimit për t’u karantinuar, mbetet në fuqi paraqitja e testit PCR me rezultat negativ, të bërë brenda 72 orëve para hyrjes në territorin zviceran.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar











