Kuriozitete
Makinat elektrike, më shumë çështje dëshire
E kush nuk do ta donte një makinë elektrike në garazhin e shtëpisë, apo në parkimin poshtë pallatit.
Por, kjo nuk qenka e mjaftueshme, pasi shifrat e blerjes së modeleve teknologjike në vend janë ende të pakta krahasuar me variantet tradicionale.
Sipas një raporti të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), prej muajit janar deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar janë regjistruar për herë të parë vetëm 101 makina të tipit teknologjik. Dhe, vetëm tetë prej tyre janë regjistruar në muajin prill, transmeton AP, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë që paralelisht me to, regjistrimi për herë të parë i autoveturave për vitin 2020 llogaritet të jetë 43 mijë e 661 të tilla. Dhe në muajin prill të një viti më parë janë regjistruar 1 mijë e 49 prej tyre.
Mirëpo, edhe pse shifrat janë larg njëra-tjetrës, kompanitë automobilistike në Shqipëri shprehen optimistë për kërkesën në rritje drejt makinave elektrike.
Përfaqësuesit e disa prej koncensionarëve të automjeteve në vendin tonë thonë se kërkesa për të blerë makina elektrike nuk mungon, mirëpo kanë qenë konfuzë nëse kjo kërkesë mund të konsiderohet e lartë apo jo.
Orion Mino, menaxher shitjesh te Hyundai, tregon për Albanian Post se kërkesa për blerjen e një makine elektrike në Shqipëri është pjesë e një evolucioni teknologjik në gjithë botën, i cili medoemos ka prekur edhe vendin tonë.
Sipas tij, kjo ka çuar në përpjekjet e kompanive që operojnë në këtë treg për të ndërmarrë hapa dhe hartuar plane të përfshirjes nëpër sallone të modeleve të ndryshme të makinave elektrike qoftë ato për dërgesa apo urbane.
Megjithatë ka theksuar se kërkesa nuk mund të emërtohet si e lartë. “Është dëshira për të pasur një makinë elektrike e lartë, por jo kërkesa”, pasi ajo kushtëzohet nga mundësitë.
Edhe Erilda Hoxha, drejtuese e marketingut te Porche Albania, tregon për Albanian Post se kërkesa është ekzistente, por ajo ka shërbyer më shumë për diversifikim të portofolit të brendshëm të modeleve të kompanisë.
Nga ana tjetër, Nertil Tahiri, nga departamenti i shitjeve të kompanisë Citroen, ka thënë për Albanian Post se kërkesa për makina elektrike mund të emërtohet si “mesatare” dhe nuk mund të konsiderohet as e ulët e as e lartë.
Megjithatë, ai ka pohuar se kompania është në pritje për të ofruar në tregun vendas modelet elektrike, por me idenë e provës dhe testimit të klientëve ndaj këtyre modeleve të veçanta.
Kjo kërkesë e papërcaktuar mjaftueshëm lidhet edhe me problematikën e kushteve të përshtatshme për mirëmbajtjen dhe funksionimin e këtyre makinave teknologjike.
Karikimi i automjeteve në Shqipëri nëpër stacione të posaçme karikimi paraqitet problematik.
Koncensionarët e automjeteve në vend janë shprehur edhe më parë për Albanian Post se mungesa e stacioneve të karikimit ka bërë që fokusi i shitjeve të tyre mos të jenë makinat elektrike, pasi baza e blerjeve të klientëve të tyre vazhdon të jetë për makinat me motorë me djegie.
Një tjetër problematikë e ngritur prej tyre ka të bëjë edhe me pamundësinë e karikimit të automjetit në kushte shtëpie, pasi sasia e konsumuar e energjisë elektrike që do të shkojë për baterinë e makinës, nuk mund të jetë e përballueshme në raport me të ardhurat mesatare të familjeve shqiptare.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë











