Lajme
Sondazh: 73 për qind e njerëzve në Zvicër duan të vaksinohen
15 për qind kanë thënë se nuk kanë marrë ende ndonjë vendim, dhe vetëm 12 për qind ishin kundër vaksinimit
Pothuajse tre në katër persona në Zvicër, përkatësisht 73 për qind e tyre, dëshirojnë të vaksinohen kundër Covid-19. Këtë e tregon një sondazh i botuar të shtunën në gazetën “Schweiz am Wochenende”.
“Gatishmëria për t’u vaksinuar po rritet me shpejtësi”, citohet të ketë thënë për gazetën bashkëmenaxheri i projektit, Marcel Zbinden nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara, i Lucernit, transmeton albinfo.ch. Kuota prej 73 për qind e njerëzve të gatshëm për t’u vaksinuar vjen pas asaj mbi 60 për qind që ishte konstatuar në sondazhe të mëhershme.
Sipas sondazhit, 73 për qind duan të mbrohen nga koronavirusi me një vaksinë. Kjo përqindje përfshin edhe ata njerëz që tashmë kanë marrë të paktën një nga dy dozat. 15 për qind kanë thënë se nuk kanë marrë ende ndonjë vendim, dhe vetëm 12 për qind ishin kundër vaksinimit.
65 për qind janë për privilegjet e të vaksinuarve
Sipas sondazhit, burrat duan të vaksinohen pak më shumë sesa gratë, dhe ka më pak njerëz në zonat rurale dhe malore që duan të vaksinohen se sa në qytete dhe aglomeracione.
Janë konstatuar edhe ndryshime moshe: të anketuarit e moshave 18 deri 49 vjeç janë më pak të gatshëm të vaksinohen sesa të moshuarit.
65 për qind e të anketuarve janë pro privilegjeve për personat që janë vaksinuar, me ç`rast aprovimi i tyre është më i lartë te ata që duan të vaksinohen. Të drejtat e veçanta për njerëzit e vaksinuar gjejnë miratimin më të madh sa i përket fluturimit, përkujdesjes shëndetësore, pjesëmarrjes në ngjarjet e mëdha dhe udhëtimit jashtë vendit.
Më së paku miratim gjejnë privilegjet në lidhje me qasjen në dyqane dhe transport publik, përcjell albinfo.ch. Parakushti për privilegjet do të ishte që vaksinimi të jetë i mundur për të gjithë njerëzit në vend.
Instituti për Komunikim dhe Marketing i Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Lucernit dhe instituti i sondazheve Link kanë anketuar 1,020 njerëz në të gjitha pjesët e vendit. Sondazhi është realizuar në periudhën midis 28 prillit dhe 4 majit.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













