Shqipëria
Shqipëri: Asnjë i sëmurë me COVID s’paraqitet në Infektive brenda 24 orëve të fundit
Një lajm i gëzuar nga Shqipëria
Në Shqipëri, një lajm i gëzuar është transmetuar mëngjesin e sotëm, ku që pas marsit të një viti më parë ka ndodhur që në Infektive nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Mjeku Tritan Kalo thotë se ky është tregues se vendi ynë është në rrugën e duhur për të mundur COVID-in.
Mjeku gjithashtu tha se mëndjeçarturit e gojështhururit kundër aplikimit të vaksinës kurrë nuk do të mbyllen, por nga shekujt populli na rikujton se duke ironiznuar me shprehjen “Një gurë hedh budallai në lumë, e duhen 1000 të mënçur për ta gjetur e nxjerë atë nga ai”.
“Kohë kovidiane…. 8.05.2021…. Njëzet e katër orëshi i parë pas datës 8.03.2020 që në Shërbimin e Urgjencës së Sëmundjeve Infektive në QSUNT, nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me Covid-19….E fituam këtë betejë me “flamën mbarëbotërore”, Pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19…..SHPEJT për të folur me siguri, POR kryesorja është se jemi në udhë të mbarë për të dalë nga tyneli i gjatë, ku po ecim prej 14 muajsh që nga mbrëmja e 8-9 marsit 2020….Kemi ende plot të sëmurë në gjëndje të rëndë në mjediset spitalore, po ashtu dhe jo pak të sëmurë që mjekohen në banesat e tyre…. Kemi humbur qindra e mijra të afërt, miq e shokë…. Kemi kaluar e po kalojmë momente shumë të trishta, por NE nuk jemi dorëzuar…Vetëndërgjegjësimi dhe vetëkujdesja KURRË të mos na zbehen dhe të na mungojnë edhe pas sotit…MHD ( Masak, Higjena personaledhe kolektive, distancimi fizik) mbeten shumë të efektshme në këtë betejë me armilun e padukshëm…. VAKSINIMI po na ndihmon që të dalim sa më shpejt nga ky tynel, ndaj për asnjë dekikë mos ngurorni të vaksinoheni ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19… Duajeni dhe respektojeni sa më shumë veten si dhe ata që gjallojnë rreth jush…. NE, mantelbardhët dhe stafi tjetër mjekësor jemi kurdoherë këtu në vijën e parë për t’u kujdesur dhe ndihmuar në përballjen tuaj me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19….Koha po punon për Ne, që edhe me kujdesin e pa munguar ndaj vetvetes, të mundemi t’i gëzojmë sa më mirë bukuritë e këtyre viseve të së bekuarës Nënëlokes Shqipëri….Together forever!!!”, shkruan Kalo.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












