Qytetarët grekë ndihen të lumtur t’i rikthehen paksa normalitetit, të shkojnë në restorante, taverna, plazh dhe kafene.
Hapja e vendit nisi pas fundjavës së Pashkës Ortodokse, pasi për shkak të kufizimeve të udhëtimit jashtë komunave shumë banorë u ndaluan të udhëtonin në fshatra ose shtëpi verore, siç është tradita.
Në një vend me 11 milionë banorë, më shumë se tre milionë kanë marrë të paktën një dozë vaksine.












