Kosova
Hapen dokumentet: Cili nga ish-krerët e UÇK-së mori më shumë nga paratë e shtetit për avokat
1.5 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë
Të akuzuarit në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Salih Mustafa
Mbi 1.5 milionë euro janë harxhuar deri më tani nga buxheti i Kosovës për t’i mbrojtur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
Më së shumti mjete financiare janë shpenzuar për ta paguar avokatin mbrojtës e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, Jonathan Rees.
Ndërkaq, më së paku për mbrojte nga të akuzuarit deri më tani ka shpenzuar ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,.përcjell Albinfo.ch.
315 mijë e 150 euro janë harxhuar nga kuleta e shtetit për avokatin e Gucatit, Rees të cilit muajin parë të këtij viti i është aprovuar një fletëpagesë në vlerë prej 31 mijë euro.
Kështu bëhet e ditur nga Ministria e Drejtësisë, një javë pas vendimit për deklasifikimin e pagesave me anë të një përgjigje me shkrim për Albanian Post.
Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, David Young, është paguar nga shteti me 287 mijë euro.
Për mbrojtën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Sali Mustafës, avokati holandez Von Bone ka marrë mbi 271 mijë euro.
Kurse, sipas kësaj tabelë të MD-së, për avokatin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre R. Prosper, deri më tani është paguar mbi 251 mijë euro.
E shuma që për gjysmë viti është ndarë për avokatin e Jakup Krasniqit është për mbi 242 mijë euro.
Prej 1 milion e gjysmë euro të aprovuara, që nga nëntori i vitit të kaluar janë ekzekutuar vetëm rreth 400 mijë euro për mbrojtjen e 7 të akuzuarve, ndërsa pjesa tjetër është ende obligim, porse e aprovuar.
Në anën tjetër një kundërshtim të madh idesë së publikimit të shpenzimeve, po ia bënë Partia Demokratike e Kosovës.
Sipas PDK-së, kryeministri Kurti nëpërmjet ministres së Drejtësisë Haxhiu “po e sulmon procesin e mbrojtjes së të akuzuarve që gjenden në Hagë”.
Ish zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, në reagim potencon se gjithnjë ka menduar se “ushtarët e lirisë duhet të kenë brengë raportin famëkeq të Dick Martit dhe gënjeshtrat e Serbisë, dhe se asnjëherë nuk ka besuar që ish ushtarët ë UÇK-së të sulmohen në këtë formë nga udhëheqësit më të lartë shtetërorë”.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”












