Lajme
Në Tiçino janë injektuar 33 vaksina me afat të skaduar
Afati i 33 dozave të vaksinës kishte skaduar më pak se dy ditë më parë, thonë në departamentin e Shëndetit dhe Çështjeve Sociale të Kantonit Ticino
33 doza të vaksinës Moderna që tashmë u kishte skaduar afati, janë injektuar në një qendër vaksinimi në Bellinzona. Kantoni i Ticinos ka njoftuar me këtë rast se nuk ka rrezik shëndetësor për njerëzit e prekur, raporton sda.ch.
Por, dëmi mund të qëndrojë në faktin se ato vaksina mund të mos kenë ushtruar efektin e pritur .
Afati i 33 dozave të vaksinës kishte skaduar më pak se dy ditë më parë, thonë në departamentin e Shëndetit dhe Çështjeve Sociale të Kantonit Ticino, transmeton albinfo.ch.
Për më tepër, nuk bëhet fjalë për një datë skadence si të tillë, por një datë që kufizon ruajtjen e produktit pas shkrirjes. Dozat e vaksinimit nga Moderna mund të ruhen në dy deri në tetë gradë Celsius për 30 ditë pas shkrirjes.
Për fat të keq, nuk mund të përjashtohet që mbajtja e dozave të vaksinës në fjalë për një kohë të gjatë mund të zvogëlojë efektivitetin e tyre, shkruan Departamenti i Shëndetit dhe Çështjeve Sociale. Prandaj, autoriteti u ofron njerëzve të prekur që t’i nënshtrohen një testi gjaku. Kjo mund të përdoret pastaj për të kontrolluar përgjigjen imune.
Dozat e vaksinave që ishin ruajtur për shumë kohë, janë dhënë në një qendër të projektit “Vaksinimi në afërsi”, përcjell albinfo.ch. Qëllimi i qendrave të vaksinimit të improvizuara në fillim të vitit ishte që tu mundësohet njerëzve të moshuar dhe jo mjaft të lëvizshëm të vaksinohen pa pasur nevojë të udhëtojnë në ndonjë nga qendrat kantonale të vaksinimit.
Zyra e farmacistit kantonal të Ticino po heton shkakun e gabimit, shkruan në përfundim Departamenti i Shëndetit dhe Çështjeve Sociale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










