Kosova
Raporti i Freedom House: Shqipëria dhe Kosova pësojnë rënie
Pas pesë vjetëve, Kosova ka shënuar kthim mbrapa në raportin e organizatës ndërkombëtare Freedom House, për demokratizimin e vendeve, transmeton albinfo.ch.
Në tabelën prej 1 deri në 7 pikë, ku 1-shi paraqet nivelin më të ulët të përparimit demokratik dhe 7-ta me të lartin, Kosova i ka 3.14 pikë, në krahasim me 3.18 sa ka pasur vitin e kaluar.
Ndërkohë sa u përket vendeve të rajonit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia kanë shënuar rënie po ashtu, derisa Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovina kanë shënuar përparim.
Ndërkaq Kroacia nuk ka ndërruar pikët. Në raport është thënë se në përgjithësi viti 2020 nuk ka qenë i mirë për reforma, dhe në shumë vende ku ka pasur shpresë për ndryshim, mundësia është flakur tutje.
Aty përmendet se ndonëse në Kosovë dhe në Mal të Zi ka pasur transferime të rëndësishme të pushtetit, ende nuk është e qartë nëse ndryshimet do të ndikojnë në përmirësim të institucioneve demokratike.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, shprehu pakënaqësi për gjendjen e terrenit në Prishtinë para ndeshjes ndaj... -
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës”











