Maqedonia
Maqedoni: Nga e mërkura pritet lehtësimi i masave, kafiteritë dhe restorantet fillojnë punën
Duke pasur parasysh se gjendja me Covid-19 është më stabile, thonë jozyrtarisht nga qeveria, planifikohet që të mos ketë orë policore për festën e Pashkëve dhe Bajramit, por për këtë do të vendoset në mënyrë plotësuese
Sipas burimeve të Alsat nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, kafiteritë dhe objektet e tjera gastronomike nga e mërkura do të fillojnë punën, në tarraca dhe hapësira të tjera jashtë objektit.
Fillimisht planifikohet që kafiteritë dhe restorantet të punojnë deri në orën 20:00 ose 21:00. Mësojmë se pasnesër do të shqyrtohet nëse ora policore do të fillojë në ora 21:00 apo 22:00, përcjell Albinfo.ch.
Të martën këto masa do të votohen në Qeveri me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive. Duke pasur parasysh se gjendja me Covid-19 është më stabile, thonë jozyrtarisht, nga qeveria planifikohet që të mos ketë orë policore për festën e Pashkëve dhe Bajramit, por për këtë do të vendoset në mënyrë plotësuese.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










