Lajme
Franca eksperimenton aplikacionin për pasaportën e saj COVID-19
Franca ka filluar të eksperimentojë pasaportën e saj shëndetësore, që mund të paraprijë certifikatën që pritet në fund të qershorit nga Brukseli për të vërtetuar rezultatet e testeve dhe vaksinimit antiCovid dhe që do të lehtësojë udhëtimet brenda BE-së.
Aplikacioni celular TousAntiCovid, i shkarkuar tashmë nga gati 15 milionë persona në Francë, ka filluar përditësimin nga e hëna në mbrëmje, duke përfshirë një “fletore” për të ruajtur provat e një rezultati të vlefshëm të testit COVID-19 (dhe negativ), qoftë antigjenik ose PCR, rapprton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Aplikimi gjithashtu do të bëjë të mundur ruajtjen e “një certifikate shërimi nga COVID-19” dhe, nga 29 prilli, certifikatën e vaksinimit.
Franca do ta testojë së pari sistemin e saj në disa fluturime që lidhin metropolin me Korsikën, pastaj në javët e ardhshme për jashtë shtetit.
Në vazhdim, pas marrjes së një dritë jeshile nga Komisioni Europian, që pritet në qershor, ajo do ta përgjithësojë atë edhe tek udhëtarët ndërkufitarë.
Sipas qeverisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Shëndetin, të dhënat shëndetësore të përdoruesit nuk shkëmbehen në rrjet pasi të jenë certifikuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












