Kosova
Ferizaj: Gjen portofolin e qytetarit serb, e dorëzon në Polici
Një shembull i mirë ka ardhur nga një qytetar i Ferizajt, që ka gjetur një portofol, të cilën e ka dorëzuar në Polici
Të shtunën rreth orës 13:40, një qytetar i Ferizajt, në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente te humbura.
Rastin e ka bërë të ditur policia e Kosovës, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Sipas tyre, portofoli i përkiste një qytetari të nacionalitetit serb nga Shtërpca.
Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë (110 euro dhe 40 dinarë) dhe dokumentet tjera (letërnjoftimi i RKS-së , letërnjoftimi i SRB-së, patentë shoferi i SRB-së dhe dy kartela bankare).
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin për gjestin e tij human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur, në stacionin e policisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










