Tematike
Të gjithë zviceranët do të marrin dozën e parë të vaksinës deri në fund të korrikut
Të gjithë të rriturit që tregohen të gatshëm për t`u vaksinuar so të marrin dozën e parë deri në fund të korrikut", është shprehur Christoph Berger, shefi i EKIF
Shefi më i lartë i vaksinimit në Zvicër, Christoph Berger, mendon se Zvicra duhet të rrisë ndjeshëm shkallën e vaksinimit.
Megjithatë, ai beson se të gjithë ata që duan të vaksinohen do të mund të marrin të paktën dozën e parë, deri në verë.
“Për vaksinimin e parë, do të jetë e mundur që të gjithë të rriturit që tregohen të gatshëm për t`u vaksinuar të marrin dozën e parë deri në fund të korrikut”, është shprehur Christoph Berger, shefi i EKIF (autoriteti zviceran i vaksinimit), në një intervistë për “Tages-Anzeiger”.
Nuk bën të ndodhë më që në Zvicër papritmas të ketë disa mijëra termine të lira për vaksinimin, siç ndodhi pas Pashkëve, vetëm nga fakti se njerëzit e moshuar thjesht nuk ishin regjistruar.
Shkalla e vaksinimit në Zvicër tani duhet të rritet ndjeshëm, sepse sa më shpejt të vaksinohet numër më i madh njerëzish, aq më lehtë është të dobësohet efekti i një vale të tretë.
“Siç kemi parë në Angli, Skoci dhe Izrael, vaksinat e ARN-së mbrojnë mirë kundër mutacionit Britanik B.1.1.7, i cili aktualisht është dominues në vendin tonë”, ka thënë Berger.
“Unë mendoj se vaksinimi mund të bëhet edhe të shtunave”, ka thënë tutje Berger, transmeton albinfo.ch. Tani gjërat duhet të shkojnë më shpejt pasi personat shumë të moshuar dhe shumë të sëmurë, si dhe personeli shëndetësor tashmë janë vaksinuar dhe tash e tutje vaksinimi bëhet sipas vitit të lindjes.
“Qendra e vaksinimit tani thjesht mund të shikojnë vetëm vitin e lindjes. Dhe, të gjithë e dinë moshën e tyre. Prandaj është me të vërtetë e lehtë dhe kjo e shpejton procesin”, thotë Berger.
Lidhur me hapat lehtësues që u morën hënën, Berger thotë se i konsideron ata të guximshëm dhe “rezikues”.
“Ne nuk e dimë se si do të rrjedhë vala e tretë. Por duhet pasur parasysh presionin e madh të ushtruar nga ekonomia dhe nga popullsia”, përcjell albinfo.ch. Si pediatër, ai gjithashtu kupton të rinjtë që ndihen të izoluar nga miqtë e tyre në shkollë dhe në kohën e tyre të lirë. “Këto duhet të merren shumë seriozisht”.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












