Maqedonia
200.000 vaksina kineze mbërrijnë më 28 prill në Maqedoninë Veriore
Në një njoftim publik, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se më 28 prill do të mbërrijnë 200.000 vaksina nga kompania “Sinofarm” nga Kina. Gjithashtu, më 19 dhe 26 prill duhet të arrijnë 10.000 doza të Pfizer/Biontech, transmeton transmeton albinfo.ch.
Me qëllim që vaksinimi të zhvillohet në të gjithë vendin, ai do të ketë takim me kryetarët e komunave dhe drejtorët e qendrave shëndetësore në Kumanovë, Manastir, Shtip, Kavadar, Ohër dhe Tetovë që të përcaktohet se në cilat vende, të ngjashme me sallën “Boris Trajkovski”, qytetarët do të mund të vaksinohen masivisht. Sipas disponueshmërisë së vaksinave, do të mund të vaksinohen nga 7.000 deri në 10.000 qytetarë në ditë. Filipçe pret një ritëm të kënaqshëm të vaksinimit para periudhës së verës.
Në reagim të mungesës së vaksinave për një numër të madh të qytetarëve që janë në kategori kritike, gjegjësisht me sëmundje të rralla, kanë sëmundje kronike të mushkërive, shkojnë në dializë, Filipçe bën thirrje për durim dhe mbetet i mendimit se tani për tani do të shkohet sipas planit për vaksinim sipas moshës.
Lidhur me prodhimin e vaksinës ruse “Sputnik V” në Serbi, ai thotë se nuk do të bëhet asnjë porosi, pasi ka mjaft vaksina të porositura, gjegjësisht 2.600.000, edhe atë 800.000 “Pfizer/Biontec” përmes mekanizmit Kovax dhe kontratave të drejtpërdrejta, 400.000 nga ruse dhe kineze, 100.000 vaksina përmes Fondit të solidaritetit të BE-së dhe 500.000 vaksina nga “Sinovaku” kinez, me çka do të përfundohej procesi i vaksinimit.
Duke pasur parasysh se masat kufizuese janë të vlefshme deri më 20 prill, këtë fundjavë dhe fillimin e javës tjetër situata do të monitorohet dhe, në përputhje me rrethanat, do të merret vendim nëse do të ketë relaksim të masave. Filipçe informoi se presioni mbi spitalet po zvogëlohet, ka numër më të vogël pranimesh të pacientëve, ndërsa numri i pacientëve të infektuar sot është nën 900.
Ministri i Shëndetësisë pret që në Kuvend të arrihet një konsensus për ndryshimet në Ligjin për kujdes shëndetësor, i cili parashikon që trajtimi i pacientëve kovid në spitalet private të mos kalojë 5.000 euro.
E-Diaspora
-
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci Një mbrëmje e mbushur me emocion, muzikë dhe energji bashkoi publikun në Hamburg... -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë -
Poloni
Pianistja kosovare Lule Elezi mban recital në Pallatin mbi Ujë në Varshavë -
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike?
Jeta në Austri
-
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker Një 23-vjeçar nga fshati Saraqinë i Tetovës ka humbur jetën në Austri, teksa trupi i tij... -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri














