Muzikë
Saimir Pirgu shkëlqen në Operën e Cyrihut
Edhe pse në sallë nuk ka patur mbështetjen e duartrokitjeve të publikut, Saimir Pirgu arriti të sjellë emocione të rralla në shtëpitë dhe familjet e shumë adhuruesve të tij duke ofruar një performancë të shkëlqyer.

Pas suksesit të shfaqjes operistike “Traviata” në Romë, ylli i muzikës klasike, Saimir Pirgu, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtarë me performancën e tij brilante në rolin e “Hoffmann-it” në Operën e Cyrihut.
Edhe pse në formatin stream (online), ku kanë munguar duartrokitjet e publikut në sallë, produksioni i regjisorit Andreas Homoki ka qenë një triumf mbi situatën momentale të pandemisë, duke përcjellë emocione të jashtëzakonshme dhe duke dhuruar shpresë për një kthim në normalitet, të cilin e shohim ende me nostalgji. Në një kohë të tillë këto projekte artistike kanë vlera të rralla për sa i përket mbështetjes emocionale nga publiku, edhe pse ai nuk i dha dot duartrokitjet direkt, por me siguri nga shtëpia apo nga zemra.
Këtu fillon në mënyrë definitive karriera mbarëbotërore e Saimir Pirgut. Ai hap një portë, e cila e katapulton në shkallë ende më të larta. “…për mua interpretimi i “Hoffmann” qe një sukses akoma me i madh personal.”,- shprehet Pirgu për albinfo.at.
“Hoffmann” i interpretuar nga Pirgu me pak fjalë është mahnitës, ai përmbledh lirikën, heroizmin, karakterin dhe zërin pa limit, duke kënduar në terma hyjnorë si një “Zot i ri” në aktin e “Giulietta-s”,- shkruan gazeta gjermane “Badische Zeitung”.
Pirgu mund të krahasohet pa dyshim me Nicolai Gedda apo Plácido Domingo në këtë rol tejet të komplikuar. Tenori shqiptar po i afrofet gjithnjë e më shumë një legjende të muzikës klasike, shkruan “Frankfurter Rundschau” për Pirgun.
Opera e Cyrihut: kjo opera mund të shihet si Video-on-Demand der me 30. Prill në linkun www.opernhaus.ch
Opernhaus Zürich: als Video-on-Demand bis zum 30. April via www.opernhaus.ch
E-Diaspora
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real” Baritoni Gëzim Myshketa debuton në Madrid përkrah emrave të mëdhenj të operës botërore...
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Patentë shoferët e mërgatës: Pse Policia e Kosovës nuk mund t’i konfiskojë?
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
-
Orion Jucja përfundon me sukses programin prestigjioz Hubert H. Humphrey në SHBA
Jeta në Austri
-
Austriakët paguajnë më shumë se mesatarja e BE-së, thonë shitësit me pakicë Në Austri, e ashtuquajtura “mbingarkesë çmimi në Austri” vazhdon të shkaktojë zemërim. Sondazhet tregojnë vazhdimisht se...
-
Futbollisti Smakaj transferohet në Austri
-
Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë
-
Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak
-
27.8% e austriakëve: Mbi 2.5 milionë njerëz me prejardhje migrimi