Shqipëria
Shqipëri, sot rifilluan fluturimet për në Angli, pas disa muajve
Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim.
Sot rifillon fluturimi i parë me Anglinë, pas një periudhë gjatë pezullimi të fluturimeve, transmeton albinfo.ch.
TIA ndërkohë ka njoftuar disa pika që pasagjerët duhet t’i kenë parasysh.
Njoftimi
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Angli
? Sot rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do t’ju luteshim që të keni parasysh këta hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:
- Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.
- Tamponi PCR i 72 orëve të fundit
- Blerja a paketës së karantinës, e cila parashikon hotelin e karantines, transportin e karantinës dhe provën e udhëtimit se ju keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 që keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. Blerja e paketës së karantinës kryhen sipas linkut:
https://quarantinehotelbookings.ctmportal.co.uk/
- PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.
https://provide-journey-contact-details.homeoffice.gov.uk…
- Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













