Lajme
Ujërat nga termocentrali i Fukushimës do të hidhen në det
Japonia miratoi planin për të hedhur në det më shumë se një milion tonë ujë të ndotur nga termocentrali i shkatërruar bërthamor, Fukushima.
Uji do të trajtohet dhe do të hollohet, në mënyrë që nivelet e rrezatimit të jenë nën nivelet e vendosura për ujë të pijshëm.
Qeveria japoneze tha se puna për lëshimin e ujit që përdoret për të ftohur karburantin bërthamor do të fillojë brenda dy vjetësh.
Rreth 1.25 milion tonë ujë u ruajtën në rezervuarë në termocentralin bërthamor Fukishima, qëkur tërmeti masiv i vitit 2011 shkaktoi shkrirje të reaktorëve.
Që atëherë, operatori Tokyo Electric Power vazhdon të injektojë ujë në tre reaktorë për t’i mbajtur ata të ftohtë.
Lëshimi i ujit në det pritet të marrë dekada kohë.
Banorët lokalë, grupet e mjedisit, ashtu si dhe Kina dhe Koreja e Jugut e kundërshtuan planin, duke u thirrur në shqetësimet për sigurinë.
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e miratoi lëshimin e ujit, duke thënë se qasja e tillë është e ngjashme me procedurat që ndjekin impiantet bërthamore gjetkë në botë për hedhjen e ujërave.
Departamenti amerikan i Shtetit po ashtu e mbështeti vendimin e Japonisë, duke thënë se ajo “duket se ka miratuar një qasje, në përputhje me standardet e pranuara në nivel global për sigurinë bërthamore”./EvropaeLirë
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












