Lajme
Pse Gjermania dështoi në menaxhimin e pandemisë
Në pranverën e kaluar ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, ani pse në fllim Gjermania është marrë si vend model për trajtimin e krizës. Ajo ka pasur shifra shumë më të ulëta të të infektuarve dhe viktimave, në krahasim me shumicën e vendeve në botë, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, valën e dytë që ka nisur pas verës së vitit të kaluar, situata ka ndryshuar dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë në një rast se ajo “është jashtë kontrollit”, shkruan REL.
Profesori Hajo Zeeb, nga Instituti gjerman Leibniz për Kërkime Parandaluese dhe Epidemiologji, numëron disa arsye për këtë – një prej tyre: hezitimi ndaj masave.
“Nuk e kemi kuptuar se vala e dytë ishte vërtet afër”, thotë Zeeb për Radion Evropa e Lirë.
Ai kritikon fushatën e ngadalshme të vaksinimit si në Gjermani, ashtu edhe në pjesën tjetër të Evropës.
Për vaksinën e diskutueshme AstraZeneca, thotë se nuk mund të këshillojë kundër përdorimit të saj.
Hajo Zeeb: Është një situatë komplekse. Në fillim kemi bërë shumë teste. Kemi pasur vatra të lokalizuara që kanë mundur të kontrollohen më lehtë. Kemi pasur sistem funksional shëndetësor dhe i tillë vazhdon të jetë. Aty-këtu është i mbingarkuar, por kurrë nuk ka ndodhur që njerëzit të mos trajtohen. Por, pas verës së vitit të kaluar, e kemi marrë situatën si shumë të lehtë. Njerëzit kanë qenë më hezitues ndaj masave, ashtu si edhe politikanët. Nuk e kemi kuptuar se vala e dytë ishte vërtet afër, shprehet ai.
Hajo Zeeb: Ende e pavendosur, kam frikë. Merret një vendim politik, pastaj mbi të merret tjetri… Nuk është situatë e qartë. Shifrat e të infektuarve janë rritur dhe vazhdojnë të rriten. Përfundimisht nuk kemi kontroll. Edhe pse shumë vende janë të izoluara, kjo nuk është e mjaftueshme për të kontrolluar një koronavirus me mutacione. Tani po bëhen diskutime për ashpërsimin e izolimeve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka paralajmëruar Evropën për fushatë tejet të ngadalshme vaksinimi…
Hajo Zeeb: është shumë e ngadalshme. Mendoj se numri i dozave që i është dhënë Evropës, është më i ulët se në SHBA apo Mbretëri të Bashkuar për shembull. Këto vende kanë vendosur të rezervojnë gjithçka për veten e tyre. Evropa ka prodhuar edhe për vende të tjera dhe kjo është një gjë e mirë. Por, mendoj se është dashur të rrisim kapacitetet e prodhimit, në mënyrë që të rritet edhe shpejtësia e vaksinimit. Ne kemi shumë qendra që do të mund të vaksinonin më shumë njerëz. Në qytetin tim është një e tillë, ku do të mund të vaksinoheshin 15.000 vetë në ditë, por vaksinohen 1.000 ose 2.000 në ditë, sepse aq doza ka. Megjithatë, situata po ndryshon tani.
Ministri gjerman i Shëndetësisë ka thënë se pret që 20 për qind e popullsisë gjermane të vaksinohet deri në fund të prillit.
Hajo Zeeb: Ky është një tjetër njoftim, ku duhet të bëjmë kujdes. Është e qartë se numri i të vaksinuarve po rritet, por nëse do të mund të vaksinojmë 10 milionë njerëz deri në fund të muajit… është pak sfiduese. Pritet të ketë disa miliona vaksinime në javët e ardhshme, por nëse do të arrijmë 20-përqindshin nuk jam i sigurt, por do t’i shkojmë afër.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas














