Kosova
Vitia: Nga 8 prilli nis vaksinimi i personave mbi 80 vjeç
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar të martën Qendrën e Vaksinimit kundër koronavirusit në Prishtinë.
Osmani ka thënë se e gëzon fakti që ky proces ka nisur edhe në Kosovë.
“Për fat të keq, numri i vdekjeve dhe infeksioneve është i madh, sepse, siç po e shihni, vala e tretë e pandemisë e ka përshkruar gjithë Evropën, por edhe më gjerë, prandaj duhet një kujdes më i madh nga secili prej nesh, që në radhë të parë ta mbrojmë veten dhe ta mbrojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se autoritetet në Kosovë, në veçanti Ministria e Shëndetësisë është duke punuar për sigurimin e më shumë vaksinave kundër këtij virusi.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, që ka shoqëruar presidenten Osmani në këtë qendër, ka njoftuar se deri më tani janë vaksinuar mbi 3,100 pjesëtarë të personelit shëndetësor.
“Nga data 8, 9 të këtij muaji do të fillojë vaksinimi i personave mbi moshën 80-vjeçare. Procesi është duke shkuar jashtëzakonisht mirë. Është duke u bërë shpërndarja edhe nëpër komunat respektive dhe qendrat e vaksinimit edhe nëpër këto komuna po vazhdojnë njësoj që të bëjnë vaksinimin e personelit shëndetësor, të stafit të tyre, nëpër komunat përkatëse”, ka thënë Vitia.
Ai ka thënë se Kosova pritet të sigurojë shumë shpejt doza shtesë të vaksinave.
I pyetur nëse Kosova ka program për vaksinim masiv, Vitia është përgjigjur pozitivisht, duke thënë se plani për vaksinim masiv do të nisë sapo të sigurohen vaksinat shtesë.
Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit, pas pranimit të 24.000 dozave të vaksinave të kompanisë AstraZeneca, përmes COVAX-it, skemës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shpërndarje të vaksinave në vendet e varfra.
Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në total, Kosova nga COVAX-i do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












