Lajme
Studim: Shkrirjet e akullnajave po sjellin më shumë dëborë mbi Evropë
Pjesa më e madhe e Evropës ka shijuar një mot më të ngrohtë se zakonisht ditët e fundit, por një front i ftohtë i pazakontë për sezonin po vjen, duke sjellë me vete borë dhe probleme të mundshme.
Në Britani, për shembull, janë regjistruar temperatura rekord në disa zona për këtë kohë të vitit, dhe ekspertët kanë thënë se një ndryshim i madh do të vijë në fundjavën e Pashkës. Do të jetë shumë më ftohtë se zakonisht dhe do të ketë edhe më shumë lagështirë, në fillim të javës.
Parashikuesit thonë se një masë ajri e ftohtë po vjen nga Arktiku. Por, çfarë po e shkakton këtë mot të çuditshëm. “Ne nuk mund të flasim me siguri deri sa eventi të ndodhë”, thotë Alun Hubbard, një profesor në universitetin e Norvegjisë. Por, një studim i ri, i publikuar nga ai dhe disa kolegë, në revistën “Nature Geoscience”, mund të krijojë ndonjë ide.
Ekipi ka mbledhur kampionë nga Arktiku në kohë reale, në vitin 2018, që u shndërruan më pas në stuhitë masive që mbuluan pjesën më të madhe të Evropës atë vit, në një event që u quajt Bisha nga Lindja. Sipas tyre, ishte pikërisht akulli që po shkrihet në Arktik që i dha jetë eventit.
Ekipi përllogariti se rreth 140 gigatonë ujë avulloi nga deti, ose 88 për qind e borës së rënë në Evropë. Stuhia shkaktoi kaos në pjesën më të madhe të Evropës veriore në shkurt dhe mars 2018 dhe ekonomisë britanike i kushtoi 1 miliard euro në ditë. E njëjta gjë po ndodh edhe tani. Shkrirja e akullit në Arktik, siç tregon ky studim, ka pasoja serioze në Evropë.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












