Kosova
Mbi 100 persona janë vaksinuar deri tani në Prishtinë
Deri në mesditën e së martës janë vaksinuar 103 persona kundër Covid-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, derisa vaksinimi po vazhdon edhe më tej.
Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i kësaj qendre, Niman Bardhi.
“Deri më tani janë vaksinuar 103 persona, dje kanë qenë 10 të vaksinuar dhe pjesa tjetër sot, pra gjithsej 103. Nuk mund të dimë saktë sa persona do të jenë, por rreth 700 persona presim që të vinë për t’u vaksinuar”, tha ai.
Bardhi tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që procesi të shkojë mirë.
“Kemi katër ekipe që po merren me vaksinim dhe shpresojmë që të shkojë mirë. Orari zyrtar çdo ditë nga sot e tutje do jetë nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 19:30. I kemi ekipet e ndara, turni i paradites dhe i pasdites”, ka shtuar ai.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












