Lajme
Italia e izoluar deri në maj, shtohen rajonet me ngjyrë të kuqe
Italia do të vijojë të qëndrojë e izoluar deri në muajin maj dhe duke nisur nga e hëna, më shumë se gjysma e vendit do të jetë zonë e kuqe.
Kalabria, Toskana dhe Valle d’Aosta u bashkohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos, në të cilën janë në fuqi kufizimet më të strikte, ndërsa Lazio rikthehet sërish në portokalli, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Por në të gjithë zonën e kuqe do të vijojë mësimi deri në klasën e gjashtë, ndërsa në ato portokalli të gjithë nxënësit deri në klasën e tetë dhe 50% të nxënësve të shkollës së mesme do të jenë në klasë.
Qeveria e shtetit fqinj konfirmon vijimin e masave strikte kufizuese dhe pas Pashkëve.
Deri më 30 prill nuk lejohet asnjë lëvizje midis rajoneve, bare dhe restorante do të vijojnë të jenë të kyçura. Zona e verdhë u anulua deri në fund të muajit. Dhe, nga nesër deri më 4 prill pesë komuna të Bazilikatës do të jenë në “zonën e kuqe”: Masat kufziuese kane shkaktuar debate mes forcave politike.
Nëse pas Pashkëve, për dhjetë ditë, gjendja shëndetësore në shumë qytete italiane do të jetë e qetë dhe nën kontroll, shprehet udhëheqësi i Lega Matteo Salvini, do të jetë e drejtë të rihapni bare, restorante, shkolla, palestra, teatro, qendra sportive dhe të gjitha aktivitetet që mund të rifillojnë në mënyrë të sigurt.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













