Kosova
Zvicër: Tregtia e lirë me Kosovën, vetëm me kritere të rrepta qëndrueshmërie
Komisioni kërkon që mandati negociues i Këshillit Federal për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kosovën duhet të përmbajë kritere të qëndrueshmërisë
Negociatat mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë të Zvicrës me Kosovën duhet të përmbajnë kritere të qarta të qëndrueshmërisë. Këtë e ka kërkuar Komisioni i Politikës së Jashtme në Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, shkruan nau.ch.
Pas votimit të ngushtë në referendumin e 7 marsit, në favor të marrëveshjes së tregtisë së lirë Efta me Indonezinë, Komisioni i përmendur ka këmbëngulur që lehtësimi i taksave doganore në të ardhmen duhet të lidhet edhe me pajtueshmërinë për procese të qëndrueshme të prodhimit.
Ky rregull prandaj, duhet të përfshihet edhe në negociatat me Kosovën, transmeton albinfo.ch.
Komisioni kërkon që mandati negociues i Këshillit Federal për një marrëveshje të tregtisë së lirë me Kosovën duhet të përmbajë kritere të qëndrueshmërisë, kanë njoftuar të mërkurën shërbimet parlamentare. Vendimi është marrë me 16 vota pro dhe 8 vota kundër.
Sipas komunikatës, Komisioni është gjithashtu i mendimit se në negociata duhet të kërkohet një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare dhe partneriteti, përcjell albinfo.ch. Komisioni ka miratuar mandatin negociues në tërësinë e tij me 23 vota pro, asnjë kundër dhe 1 abstenim.
E-Diaspora
-
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL Në edicionin e dhjetë jubilar, programi dyjavor arsimor dhe kulturor ka mbledhur 42 të rinj nga... -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














