Lajme
Vendimi për lockdownin gjatë Pashkëve, Merkel: Ishte gabimi im
Merkel u kërkon falje gjermanëve
Sot, me një deklaratë para mediave, kancelarja Merkel tërhoqi vendimin që parashikonte një superlockdown në ditët e Pashkëve. Vendimi për qetësinë e Pashkëve ishte “gabim” dhe tërhiqet. “Gabimi është vetëm imi”, tha Merkel dhe u kërkoi gjermanëve të falur.
Ky vendim solli shumë pasiguri të tjera, tha Merkel. Qëllimi ishte i mirë, tha ajo, por nuk u mendua mirë, sepse mbetën ende shumë pyetje të hapura. Merkel tha se po bëjmë gjithçka që sistemi ynë shëndetësor të përballojë rëndesën e madhe për shkak të pandemisë. Merkel të mërkurën del para Bundestagut për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve për vendimet e fundit kundër pandemisë.
Në fllim të javës në takimin e kryeministrave të landeve me kancelaren Merkel u vendos që për shkak të tendendës së rritjes së madhe të infektimeve, lehtësimet e bëra në dy javët e fundit të tërhiqen. Përveç kësaj gjatë ditëve të pashkëve u vendos e ashtuquajtura “qetësia e Pashkëve”, një lloj superlockdowni. Nga e enjtja e ardhshme (01.04) deri të hënën e Pashkëve (05.04) do të mbyllej jeta publike, vetëm të shtunën e ardhshme do të hapeshin për pak orë supermarketet. Pas reagimeve të shumta të ashpra, Merkel thirri të mërkurën një konferencë të shpejtë me kryeministrat e landeve, ku tha se e merr përgjegjësinë, dhe e tërhoqi vendimin.
Puna që investohet për këtë dhe ajo që përfitohet nuk janë në proporcion, tha ajo. Kryeministrat e landeve, sipas deklarimeve, shprehën respekt për kancelaren dhe theksuan përgjegjësinë e përbashkët. Kryeministri bavarez, Markus Söder, tha “se kam respekt për deklaratën e Merkelit.” Kurse kryeministri i landit Renani-Veriore Vestfali, Armin Laschet (CDU), tha se është më mirë, kur gjërat problematike tërhiqen.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












