Lajme
Merkel do të kërkojë zgjatjen e masave kundër pandemisë
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po kërkon të zgjasë kufizimet për të prandaluar përhapjen e koronavirusit deri në muajin prill, raporton AFP, duke cituar një dokument qeveritar.
Diskutimet e kancelares Merkel me udhëheqësit e landeve do të zhvillohen të hënën (22 mars). Gjermania po përballet me një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Agjencia DPA raporton se për shkak të kësaj situate, Qeveria mund të marrë masa shtesë të izolimit.
Gjatë javës së kaluar numri i të infektuarve për 100.000 banorë për gjithë Gjermaninë është rritur në 103.9, tha të dielën Instituti për Sëmundje Infektive, Robert Koch (RKI). Tejkalimi i shifrës 100 shpesh do të thotë se rregullat kundër pandemisë duhet të fuqizohen. Për shembull, të premten autoritetet në qytetin e Hamburgut shtrënguan masat e kontrollit pasi niveli shtatë-ditësh u rrit mbi 100. Tani ky rajon është në një bllokim shumë më të ashpër.
Të dielën u raportuan 13.733 raste të reja të të infektuarve, derisa një javë më parë ishin raportuar 10.790. Autoritetet regjistruan 99 vdekje të reja të lidhura me sëmundjen COVID-19, ndërsa të dielën e kaluar ishin raportuar 70 viktima.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










