Lajme
Kancelarja Merkel paralajmëron se Gjermania mund të marrë sërish masa
Në një prononcim të fundit, kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se Gjermania mund të ndërmarrë sërisht masa të rrepta kufizuese, duke qenë se nuk po ia dalin dot të frenojnë rritjen e rasteve të reja, përcjell albinfo.ch.
Deklarata në fjalë erdhi pas një takimi të nivelit të lartë midis qeverisë federale dhe shteteve në lidhje me vaksinimin e ngadaltë të vendit.
Përfaqësuesit shtetërorë dhe federalë kishin rënë dakord të vendosnin një bllokim të rreptë për të parandaluar përhapjen e virusit, nëse e ashtuquajtura shkallë e incidencës 7 ditore arrin sërish më shumë se 100 raste për 100 000 banorë. “Po shpresoja se do t’ia dilnim pa përdorur këtë frenë urgjence, por kjo nuk do të jetë e mundur, nëse shohim zhvillimin e ditëve të kaluara”, tha Merkel.
Ndërsa vendi regjistron një valë të tretë të rasteve, me variantin më ngjitës britanik që përhapet me shpejtësi, disa shtete kanë vendosur tashmë kufizime, ndërsa të tjerët ndaluan lehtësimin e planifikuar. Shkalla e incidencës shtatë ditore u rrit në 95,6 dje, nga 90 një ditë më parë, sipas Institutit Robert Koch (RKI) për Kontrollin e Sëmundjes.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












