Kosova
Kurti e Osmani i kërkojnë opozitës konstruktivitet në zgjedhjen e qeverisë së re dhe presidentit
Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë përfunduar takimet konsultative me subjektet politike.
Takimet kanë nisur të në fillim të javës me kryetarë dhe përfaqësues të partive politike: PDK, LDK, AAK, KDTP, NDS, IRDK, VAKAT, PAI, SDU, LPRK, Lista Serbe, JGP dhe Romani Iniciativa.
Në një komunikatë të përbashkët, LVV/Lista e Vjosa Osmanit, thuhet se me të gjitha palët takimet janë zhvilluar në frymë konstruktive.
“Përgjatë këtyre takimeve, Kurti dhe zonja Osmani i kanë informuar subjektet politike për përgatitjet dhe ecurinë e krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Në këtë kontekst, të dy kandidatët u kanë ofruar subjekteve politike bashkëpunim për çështje të interesit nacional”, thuhet në komunikatë.
Siç njoftohet ata kanë kërkuar konstruktivitet të subjekteve politike deri në përmbylljen e procesit nëpërmjet prezencës në të tri seancat e zgjedhjes në të tri institucionet kryesore të shteti.
Tutje thuhet se në përmbyllje të takimeve, Kurti dhe Osmani kanë shfaqur optimizmin që ky proces të përmbyllet me sukses dhe në përputhje me vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Telegrafi.
Ndryshe, të hënën është caktuar seanca ku pritet të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe krijimi i Qeverisë së re.
Por, ende është e paqartë se a do të ketë vota të mjaftueshme edhe për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.
Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka 19 deputetë të zgjedhur në Kuvend, ka deklaruar përfundimisht se nuk do ta përkrahë Vjosa Osmanin si presidente.
Ndryshe, nga PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka 15 deputetë të zgjedhur, ende nuk e ka specifikuar qëndrimin zyrtar se a do të përkrahë apo jo ish-bashkëpartiaken e tyre, Vjosa Osmani.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













