Lajme
“Lime” investon 50 milionë dollarë në prodhimin e biçikletave elektrike
Investimi do të mbulojë projektimin, prodhimin dhe montimin e biçikletave elektrike të gjeneratës së ardhshme, të cilat do të kenë një motor më të fuqishëm 350 vat dhe një bateri të shkëmbyeshme deri në 25 milje diapazon
Në një njoftim zyrtar, Lime, kompania amerikane e transportimit, ka deklaruar se do të investojë 50 milionë dollarë për të rritur rrjetin e biçikletave elektrike, duke përfshirë shtimin e një modeli të ri dhe dyfishimin e numrit të qyteteve ku do të operojë, transmeton albinfo.ch.
The Verge, faqe kushtuar të rejave teknologjike, shkruan se investimi i Lime-it vjen në kuadër të synimit të kompanisë për të qenë ofrues multimodal i llojeve të ndryshme të automjeteve elektrike me shpejtësi të ulët.
Ndërkohë që lidhur me shtrirjen e kompanisë, planet e dyfishimit të biçikletave elektrike do të përqëndrohen në qytete të reja në Amerikën e Veriut, si dhe në shumë tregje të tjera evropiane. Në total, pretendohet që biçikletat elektrike Lime të mbërrijnë në 50 qytete të reja.
Sipas The Verge, investimi do të mbulojë projektimin, prodhimin dhe montimin e biçikletave elektrike të gjeneratës së ardhshme, të cilat do të kenë një motor më të fuqishëm 350 vat dhe një bateri të shkëmbyeshme deri në 25 milje diapazon.
Kjo bateri është e këmbyeshme edhe me ushqyesit e skuterëve elektrik të kompanisë. Nga ana tjetër, një ndërrues ingranazhesh me dy shpejtësi do të ndihmojë që biçikleta të ngjitet në kodër, ndërsa një bllokues i shpërndarësit të integruar, i cili është i kontrolluar elektronikisht, do të ndihmojë në mbajtjen e biçikletës së sigurt nga vjedhja.
Karakteristikat e reja nuk mbarojnë me kaq. Dorezat e ngjashme me ato të skuterëve, mbajtësja e telefonit në shportën e përparme dhe arritja e shpejtësisë deri në 20 milje në orë, do të jenë risitë e modelit të ri.
The Verge sqaron se investimi i kompanisë Lime për biçikletat elektrike vjen në një kohë kur çiklizmi po rritet në gjithë globin, duke arritur numra rekord shitjesh.
Sipas kompanisë, klientët e saj kanë ndërmarrë më shumë se 2.5 milionë udhëtime me biçikleta elektrike vitin e kaluar dhe gjithashtu pretendon të rrisë ndjeshëm numrin e tyre për vitin 2021.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













